Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City është futur në garë për sulmuesin e Juventusit, argjentinasin Paulo Dybala.
“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të enjten se krerët e Cityt tashmë kanë kontaktuar Dybalan, të cilit i kanë bërë një ofertë të majme për ta joshur në “Etihad Stadium”.
City po synon transferimin e Dybalas në fund të këtij edicioni si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Juventusin. Mësohet se City i ka ofruar Dybalas pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh, të cilën e ka kërkuar argjentinasi për ta vazhduar kontratën me Juventusin por që klubi italian nuk ia ka ofruar. Dybala po shihet si përforcim i madh te City për repartin e sulmit në sezonin tjetër dhe pëlqehet nga trajneri Pep Guardiola. 28-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 kurse këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka bërë katër asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat.