E ardhmja e Paulo Dybalas te Juventusi është në dyshim. Ai mund të largohet si lojtar i lirë, pasi ende nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës.
Sipas raportimeve në Itali, Juventusi do t’i kërkojë sulmuesit të ndryshoj kushtet e marrëveshjes së arritur disa javë më parë, në mënyrë që lojtari të vendosë të largohet nga klubi si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Sulmuesi dhe Juventuesi kishin shtrënguar duart për një marrëveshje 10 milionë euro në vit deri në vitin 2026.
Por, ka lindur një problem, pasi Juventusi kërkon të ndryshohen kushtet e marrëveshjes për shkak të problemeve të tij fizike. Për shkak të lëndimeve, Dybala ka humbur nëntë ndeshje këtë sezon, pavarësisht se është golashënuesi më i mirë në pjesën vjeshtore me tetë gola në 17 paraqitje.