Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi i kërkon Dybalas të vendosë për të ardhmen

Juventusi po vazhdon bisedimet me sulmuesin Paulo Dybala për vazhdimin e kontratës.

Mediat italiane kanë bërë të ditur të shtunën se krerët e klubit ia kanë paraqitur ofertën Dybalas dhe kanë kërkuar nga ai të vendosë për të ardhmen.

Drejtuesit e klubit italian thuhet se i kanë ofruar pagë më të lartë se që fiton aktualisht dhe kontratë trevjeçare.

Dybala ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në qershor të vitit të ardhshëm.