Juventusi po vazhdon bisedimet me Paulo Dybalan për vazhdimin e kontratës.
Sipas “Tuttosport”, drejtuesit e klubit italian do të takohen me menaxherin e sulmuesit për të vendosur të ardhmen e Dybalas.
Juventusi i ka ofruar kontratë trevjeçare me pagë prej shtatë milionë eurosh në sezon, ofertë që është refuzuar nga lojtari.
Dybala ka kërkuar pagë prej 10 milionë eurosh në sezon për të mbetur në Torino.
27-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022.
Artikuj të ngjashëm