Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy lojtarë të Pejës rezultojnë pozitivë me koronavirus, shtyhet ndeshja me Bashkimin

Dy lojtarë të klubit të basketbollit Peja kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa si pasojë ndeshja e paraparë të zhvillohet nesër kundër Bashkimit është shtyrë për një datë tjetër.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi pejan në faqen zyrtare në Facebook.

“Me keqardhje ju informojmë se dy lojtarë tonë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dhe i janë nënshtruar masës së izolimit, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së. Nesër do të testohet pjesa tjetër e ekipës. Ndeshja e paraparë kundër Bashkimit, e cila duhej të zhvillohej nesër, do të shtyhet për një datë tjetër”, thuhet në njoftimin e Pejës.