Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët e Bashkimit hedhin gjësende në drejtim të lojtarëve dhe stafit të Pejës

Peja është afër fitores kundër Bashkimit në Prizren, në kuadër të xhiros së gjashtë të elitës së basketbollit kosovar.

Katër sekonda para fundit, disa tifozë të Bashkimit kanë hedhur gjësende në drejtim të lojtarëve dhe bankës së Pejës. Rezultati është 72:67 në favor të Pejës.

Ndeshja është ndërprerë për disa minuta. Lojtarët dhe stafi i Pejës janë larguar drejt zhveshtoreve. Disa tifozë shihen duke kërkuar largimin e lojtarëve nga palestra.

Për tu luajtur edhe katër sekondat e fundit, është vendosur që të zbrazet palestra.

Tifozët vendas janë shprehur të pakënaqur edhe me ekipin e tyre të zemrës.

Për Pejën kjo do të jetë fitorja e gjashtë në po aq ndeshje dhe mbetet lidere. Bashkimi do të pësojë humbjen e katërt.