Klubi i basketbollit Peja ka bërë të ditur se pesë anëtarë të skuadrës janë prekur me COVID-19.
Në njoftimin e dhënë në Facebook, klubi pejan ka bërë të ditur se bëhet fjalë për basketbollistë dhe anëtarë të stafit.
“Ekipi do të respektojë të gjitha masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së deri në shërimin e plotë të të gjithë lojtarëve dhe stafit”, thuhet në njoftim.
Peja ka nisur mirë sezonin në Superligën e kosovës, duke fituar tri ndeshjet e para, përfshirë dy derbi, ndaj Prishtinës dhe Rahovecit.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy lojtarë të Pejës rezultojnë pozitivë me koronavirus, shtyhet ndeshja me Bashkimin
-
“Sezoni i zjarrtë” i Pejës që rrezikon të shndërrohet në dështim
-
Në Spitalin e Pejës po trajtohen vetëm dy pacientë me COVID-19
-
14 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
-
Nëntë raste pozitive me COVID-19 te Spezia