Leonard Pllana ka vazhduar me formë të lartë në kategorinë e dytë të futbollit në Korenë e Jugut.
Pllana 27-vjeçar që luan si sulmues i krahut të djathtë, ka shënuar edhe dy gola tjerë në xhiron e 35-të me Jeonnamin, që mposhti të shtunën Ansan Greeners, 3:2.
Ai dhuroi edhe një asistim dhe ishte më i miri në fushë.
Pllana shënoi në minutën e 16-të për 1:0, asistoi për 2:1 në minutën e 56-të, ndërsa realizoi për 3:1 tre minuta më pas.
Ai luajti deri në minutën e 83-të.
Edhe
Pllana vazhdon formën e mirë në Kore të Jugut
Pllana ka shtatë gola të shënuar e gjashtë asistime.
Jeonnami pas 32 ndeshjeve të luajtura ka 47 pikë.