Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pllana shënon tjetër gol në Kore të Jugut

Leonard Pllana ka shënuar golin e tetë në kategorinë e dytë të futbollit në Korenë e Jugut.

Pllana të dielën shënoi gol të bukur për Jeonnamin që mposhti Cheongjun 3:0, në ndeshjen e xhiros së 37-të.

27-vjeçari që ka edhe gjashtë asistime, golit iu gëzua në minutën e 38-të.

Ai e kompletoi ndeshjen.

Jeonnami në 34 ndeshje të luajtura ka grumbulluar 50 pikë, 19 më pak se lideri Busan.

Artikuj të ngjashëm