Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pllana me asistim në Korenë e Jugut

Leonard Pllana ka kontribuuar me asistim në fitoren e Jeonnamit në kategorinë e dytë të futbollit të Koresë së Jugut.

Pllana me Jeonnamin të dielën fituan ndaj liderit të ligës, Gimcheon Sangmunit, me rezultatin 2:1. Ndeshja i ka takuar xhiros së 27-të. Pllana, i cili u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë, asistoi në golin për 2:0 në minutën e 56-të. Jeonnami ka 37 pikë dhe është në mesin e tabelës, ndërsa Pllana, sulmuesi 26-vjeçar, ka shënuar katër gola e katër asistime në këtë edicion.

Artikuj të ngjashëm