Leonard Pllana ka vazhduar formën e mirë në kategorinë e dytë të futbollit në Korenë e Jugut.
Pllana të dielën asistoi në fitoren 3:0 të skuadrës së tij në shtëpi kundër Busanit.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 38-të.
Pllana, i cili e kompletoi ballafaqimin, asistoi në golin e fundit në ndeshje, në minutën e gjashtë të kohës shtesë.
27-vjeçari ka tetë gola të realizuar e shtatë asistime për Jeonnamin në edicionin aktual.
Edhe
Pllana shënon tjetër gol në Kore të Jugut
Jeonnami pas 35 ndeshjeve të luajtura ka 53 pikë.
Busani është lider i ligës me 69 pikë.