Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pllana asiston në disfatën e Jeonnamit

Leonard Pllana ka asistuar në elitën e futbollit të rangut të dytë të Koresë së Jugut me skuadrën e Jeonnamit.

Pllana dhe Jeonnami në kuadër të xhiros së 17-të humbën në udhëtim te Cheongju të shtunën, me rezultatin 3:1.

Pllana, i cili luajti deri në minutën e dytë të kohës shtesë, asistoi në minutën e 82-të në golin që e shënoi Yuhei Sato.

Ishte goli i fundit në ndeshje, për 3:1.

Pllana 26-vjeçar po kalon formë të mirë individuale në futbollin jugkorean. Ai ka tri gola të shënuar e dy asistime.

Jeonnami në pozitën e nëntë ka 20 pikë në 16-të ndeshje.