Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jeonnamit nuk i mjafton goli i Pllanës

Jeonnamit nuk i ka mjaftuar goli i Leonard Pllanës. Jeonnami të shtunën është mposhtur në shtëpi nga Cheonan City 3:1, në kuadër të xhiros së 33-të të kategorisë së dytë të futbollit në Korenë e Jugut.

Pllana realizoi gol për 1:0 në minutën e 12-të me asistim të Valdivias.

Ai e kompletoi ndeshjen ndërsa e shënoi golin e pestë të sezonit. Ka edhe pesë asistime. Jeonnami pas 31 ndeshjeve të luajtura ka 44 pikë.