Leonard Pllana ka shënuar golin e tretë të kampionatit në rangun e dytë të futbollit në Korenë e Jugut.
Pllana, që e ka edhe një asistim, me Jeonnamin shënoi fitore të shtunën 2:0 në shtëpi kundër Cheonan Cityt, në ndeshjen e xhiros së 15-të.
Pllana me gjuajtje të saktë nga afërsia mposhti portierin kundërshtar që në sekondën e 18-të të ndeshjes. Pllana luajti deri në minutën e 78-të.
Jeonnami në 14 ndeshje të luajtura ka 17 pikë në mesin e tabelës.
Cheonan City është në vendin e fundit me një pikë.