Dukagjini është në epërsi të pritshme pas pjesës së parë në udhëtim te Drenica.
Pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së 34-t, Dukagjini është duke e fituar me rezultatin 3:1.
Marclei Santos shënoi dy gola, në minutën e 16-të dhe të 30-të, ndërsa një tjetër e realizoi Altin Merlaku nga penalltia në minutën e 20-të.
Gentian Imeri shënoi për vendësit në minutën e 35-të.
Ndërkohë pjesa e parë mes Malishevës dhe Prishtinës është mbyllur pa gola.