Drita ka shënuar fitore të vështirë të shtunën në udhëtim te Malisheva me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje për Dritën e shënoi sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës U21, Ardit Tahiri.
Me këtë fitore Drita vazhdon serinë pozitive pa humbje në Superligën e Kosovës.
Ndeshja nisi me ritëm të lart nga të dyja ekipet që kërkonin të gjenin golin.
Te vendasit rast të mirë kishte Gentian Bnishi përderisa te Drita, Marko Simonovski.
Edhe
Malisheva e mposht Dritën në Gjilan
Drita rrezikoi edhe me Muharrem Jasharin por pa sukses duke bërë që pjesa e parë të mbyllet 0:0.
Në pjesën e dytë futbollistët e Malishevës kishin më shumë nga loja.
Muhamet Hyseni në minutën e 49-të godet fuqishëm por shtylla shpëtoi Dritën.
Te skuadra nga Gjilani në rast të mirë shënimi në minutën e 58-të me Arbnor Mujën por pa sukses.
Në minutën e 60-të Erion Vucaj gjuan fuqishëm por shtylla shpëtoi Malishevën.
Edhe
Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës
Në minutën e 83-të udhëtuesit gjetën golin me sulmuesin Ardit Tahiri për 1:0.
Deri në fund vendasit tentuan të barazonin rezultatin, por pa sukses.