Me një gol të Xhemal Ibishit, Malisheva ka siguruar tjetër fitore në elitën e futbollit kosovar, të tretën rresht.
Të premten në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës, Malisheva e mposhti Dritën në udhëtim, përkatësisht në terrenin me bar sintetik në Gjilan.
Golin e fitores 1:0, Ibishi e shënoi në minutën e 58-të, në ndeshjen e parë pa trajnerin Thomas Brdariq që u largua tek Al Bukiryah në Arabinë Saudite.
Malisheva pas tetë ndeshjeve ka 19 pikë, ndërsa Drita mbetet me 11 pikë.