Drama në Sevilla, në mes të Sevillas dhe Valencias përfundoi baras, 1:1. Jose Gaya humbi penallti në minutën e 101-të për Valencian.
Gjuajtjen e tij nga pika e bardhë e priti portieri i Sevillas, Bono. Ndeshja që zgjati 105 minuta të hënën mbrëma i takoi javës së dhjetë të La Ligas spanjolle.
Edinson Cavani shënoi për epërsinë e Valencias në minutën e 6-të, ndërsa Erik Lamela shënoi golin e barazimit në minutën e 86-të. Valencia në dhjetë ndeshje ka fituar 15 pikë, kurse pesë pikë më pak në vendin e 11-të është Sevilla. Adnan Januzaj nuk u aktivizua fare te Sevilla në ndeshjen ndaj Valencias.
Artikuj të ngjashëm