Borussia Dortmundi është ndalur në barazim të martën mbrëma. Dortmundi barazoi në shtëpi ndaj Mainzit me rezultatin 1:1, në ndeshjen që i takoi javës së 16-të të Bundesligës gjermane.
Dortmundi kaloi në epërsi në minutën e 29-të me golin e Julian Brandtit. Por, dy minuta para fundit të pjesës së parë, Mainzi barazoi rezultatin në 1:1. Sepp va nden Berg shënoi golin e barazimit.
Dortmundi është në vendi ne pestë me 27 pikë, kurse Mainzi ka dhjetë pikë në pjesën e poshtme të tabelës.