Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Distria Krasniqi, sportiste e vitit 2024 në Kosovë

Distria Krasniqi

Distria Krasniqi është sportistja më e mirë e vitit 2024 në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

KOHA e ka shpallur Distrinë si më të mirën e vitit për herë të pestë rresht. Në vitin 2021 ishte më e mira së bashku me Nora Gjakovën.

Fillimisht ishte shpallur më e mira në vitin 2020 dhe prej atëherë është përzgjedhur vazhdimisht nga KOHA.

Viti 2024 ishte shumë i suksesshëm për xhudisten 29-vjeçare nga Peja.

Kulmi natyrisht ishte medalja e argjendtë në lojërat olimpike “Parisi 2024”. E dyta ishte në kategorinë deri 52 kilogramë.

Në fillim të shkurtit fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, që njihet si gara më prestigjioze e xhudos.

Në Grand Slamin e Tbilisit, në mars, ishte e treta. Menjëherë në prill e fitoi titullin e kampionit të Evropës, ndërsa në fund të korrikut fitoi medaljen olimpike, në skenën më të madhe.

Më pas nuk ka garuar, por Distria vazhdon punën për suksese të reja në vitet e ardhshme. Dhe, natyrisht, do të jetë pretenduese serioze që sërish të shpallet më e mira e vitit në Kosovë.