Trajneri Arbnor Morina nuk do të jetë në gjendje ta udhëheqë skuadrën e Ferizajt në dy ndeshjet e ardhshme të Superligës.
Morina është suspenduar me dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMorina është suspenduar për shkak të kartonit të kuq që e mori në minutën e 90-të në ndeshjen mes Ferizajt dhe Dritës (1:1) për shkak të ofendimeve ndaj gjyqtarit kryesor.
“Kryetrajneri i KF ”Ferizaj” Arbnor Morina nr ID.001903M64. Në minutën 90 ofendoi gjyqtarin kryesor të ndeshjes, me ç ‘rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.