Reali i Madridit, me barazimin që mori në “Wanda Metropolitano” në derbin me Atleticos, u ngjit në krye të La Ligas, por në fund të sfidës, mesfushori i “Los Blancos”, Casemiro, mori lajmin e keq se shtëpia e tij ishte plaçkitur nga hajdutët ndërsa ai ishte në fushë.
Fakti më i rëndë është se në shtëpi, në momentin e vjedhjes, kanë qenë të pranishëm edhe bashkëshortja e vajza e vogël e futbollistit, transmeton kp.
Hajdutët e kryen me “sukses” misionin, duke boshatisur nga sendet me vlerë banesën e Casemiros, që gjendet në zonën e “La Moraleja”, ku janë bastisur edhe herë të tjera shtëpitë e lojtarëve të Realit.
Fatmirësisht, bashkëshortja dhe vajza e Casemiros janë në gjendje të mirë, por sigurisht kanë kaluar komente frike dhe paniku.
-
Dy lojtarëve të PSG-së ia grabisin shtëpitë teksa po luanin ndeshjen ndaj Nantes
-
Vidhnin shtëpitë e yjeve të Realit e të Atletikos, prangosen në Spanjë 4 shqiptarë
-
Reali kërkon nga lojtarët kujdes me postimet në rrjetet sociale
-
Yamali e ndez “El Clasicon”, i quan hajdutë madrilenët
-
Reali synon të kthehet te fitorja në La Liga