Futboll

Yamali e ndez “El Clasicon”, i quan hajdutë madrilenët

y

Dy ditë para se të zhvillohet “El Clasico” në “Santiago Bernabeu” mes Real Madridit dhe Barcelonës, Lamine Yamal ka dhënë një deklaratë që e ka ndezur ndeshjen ende pa nisur. 

Ai ka bërë akuza drejt madrilenëve, duke i quajtur hajdutë. 

Superylli i futbollit, pak edhe me shaka, ka theksuar se te Real Madridi e kanë reputacionin për të vjedhur ndeshje. 

“Po, ata vjedhin dhe ankohen gjatë gjithë kohës”, ka deklaruar Yamali në një program të enjten mbrëma. 

Këtë deklaratë të Yamalit e ka mbështetur edhe ish-futbollisti i kësaj skuadre, Gerard Pique. 

“Nuk ka debat për këtë”, është shprehur Pique. 

Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës luhet të dielën nga ora 16:15 dhe i takon xhiros së 10-të të La Ligas. 

Real Madridi prin me 24 pikë, dy më shumë se Barcelona e vendit të dytë.