Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Yamal, viktimë e një tentative për vjedhje

Yamal

Lamine Yamal ishte viktimë e një tentative për vjedhje disa orë pasi siguroi me Spanjën finalen e Kupës së Botës.

Superylli 19-vjeçar fitoi penallti në fitoren 2:0 të Spanjës ndaj Francës të martën mbrëma.

Por në natën festive të Yamalit, dy hajdutë të maskuar u përpoqën të grabisnin shtëpinë e tij në periferi të Barcelonës.

Hajdutët janë parë në një mur që rrethonte pronën e Yamalit në orët e para të së mëngjesit të mërkurës.

Dhe përpara se të përpiqeshin të hynin me forcë, sigurimi privat i pronës së Yamalit veproi shpejtë.

Dy hajdutët u larguan pasi kuptuan se ishin kapur nga kamerat.

Edhe Yamali ishte frikësuar se mund ta humbte Botërorin Botërori 2026 1 muaj më parë Yamali ishte frikësuar se mund ta humbte Botërorin

Policia katalanase, e cila ka siguruar fotografitë e hajdutëve, ka nisur hetimet.

Policia ka hapur procedurë për një tentativë grabitjeje me dhunë, ndërsa Divizioni i Hetimit Penal po i analizon filmimet e kamerave të sigurisë në përpjekje për të identifikuar të dyshuarit.

Yamali ka treguar rezidencën e tij prej 9.5 milionë funtesh në një video pak para se të nisej për në Kupën e Botës.