Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Çfarë kuptimi ka “Lamine Yamal”

Lamine Yamal

19-vjeçari Lamine Yamal është ylli i Përfaqësueses së Spanjës. Por, pak e dinë historinë prekëse që fshihet prapa emrit të tij. 

Mediumi rumun, Fanatik, ka shkruar për dy njerëzit sipas të cilëve i është vendosur emri superyllit spanjoll. 

Yamali debutoi te Barcelona si 15-vjeçar në vitin 2023, ndërsa shkroi historinë duke e fituar Kampionatin Evropian një vit më pas me Spanjën. 

Yamali u lind më 13 korrik të vitit 2007. Babai Mounir Nasraoui është nga Maroku, ndërsa nëna, Sheila Ebana, është nga Guinea Ekuatoriale. 

“Lamine” dhe “Yamal” janë dy emra arab të zgjedhur nga prindërit e tij, në shenjë falënderimi ndaj dy njerëzve që e kanë ndihmuar këtë familje gjatë një periudhe të vështirë para lindjes së superyllit. 
Mouniri dhe Sheila kanë pasur vështirësi të mëdha financiare në atë kohë. 
Ata rrezikonin që të mbeteshin pa shtëpi, por Lamine dhe Yamal nuk u kishin kërkuar para për të qëndruar në një banesë të tyre. 

Edhe Yamali me paraqitje dhe deklarata të veçanta para ndeshjes me Francën Botërori 2026 6 d. më parë Yamali me paraqitje dhe deklarata të veçanta para ndeshjes me Francën

Lamine e ka kuptimin “i sinqertë” dhe “i besueshëm”, ndërsa Yamal mund të përkthehet si diçka “e bukur” apo “fat”. 

Nëse shikohet karriera e tij, është kombinim i përkryer.

Lexo përditësimet tjera
Spanja

Spanja kampione e botës

Spanja e ka fituar finalen ndoshta më të pazakontë në histori dhe ka festuar titullin e...