Ndonëse vetëm 18-vjeçar, Lamine Yamal do ta mbajë përgjegjësinë e një veterani me përvojë kur Spanja të fillojë Kupën e Botës duke e kërkuar titullin e dytë global.
Supertalenti ishte yll i madh i “La Rojas” në vitet e fundit, duke tërhequr vëmendjen brenda dhe jashtë fushës. Ai çmohet për shkak se ndihmoi Spanjën dhe Barcelonën të lulëzojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYamal po ashtu bëri bujë kur valëviti një flamur të Palestinës gjatë festës së titullit të Barcelonës. Yamal ishte kritikuar pasi punësoi xhuxhë si argëtues për festën e ditëlindjes së 18-të.
Dhe po ashtu shkaktoi shqetësim në gjithë Spanjën kur u lëndua vetëm disa javë para Botërorit. Pjesëmarrja e Yamalit në Botëror ishte në dyshim, por është konfirmuar ndërkohë.
Për sulmuesin është Botërori i parë. Yamal konsiderohet pasardhës i Lionel Messit te Barcelona. Shumë presin që ai të shpërthejë në skenën ndërkombëtare të futbollit dhe të shkëlqejë në Botërorin që të enjten fillon në SHBA, Kanada e Meksikë.
“Më në fund ka ardhur koha”, tha Yamal së fundi.
Përzgjedhësi Luis de la Fuente nuk hezitoi ta përfshinte Yamalin në skuadër, edhe pse nuk ishte e garantuar që talenti do të ishte 100 për qind i gatshëm që në fillim të Botërorit. Ai lëndoi hamstringun e këmbës së majtë derisa po luante për Barcelonën në prill.
Vetë Yamal ka pranuar se frikësohej se do ta humbte Botërorin.
“Ai tashmë është shumë i pjekur si lojtar dhe ne as nuk mund ta kuptojmë potencialin e plotë të Yamalit tani. Por duhet t’i japim kohën e nevojshme. Sidomos tani që po vjen nga një lëndim”, ka theksuar selektori spanjoll.
De la Fuente shpreson që Yamali të jetë në lartësinë që pritet, por pa i bërë presion lojtarit të Barçës.
“E dimë që vëmendja e mediave është tek ai, se tifozët në gjithë botën e shikojnë dhe që në Spanjë tashmë është referencë. Do t’i japim çdo gjë që i duhet për t’u zhvilluar dhe për të performuar me besim”.
Yamal, i cili tha se është mësuar tashmë me presion, ka qenë prej kohësh në skenën spanjolle të futbollit. Që në moshë të re ka shfaqur potencialin e pabesueshëm. Te Barcelona debutoi në moshën 15-vjeçare, duke u bërë më i riu që luajti në ligën spanjolle për klubin katalonjas.
Ai ka luajtur në katër edicione në La Liga. Në edicionin që përfundoi u shpall më i miri i ligës spanjolle.
“Në mendjen time është sikur kam luajtur për 10 vjet. Por në fakt kanë kaluar vetëm tri vjet. Katër vjet më parë luaja në qendrën sportive të lagjes sime”, ka theksuar Yamal.
Nuk kaloi shumë kohë para se Yamal të shkëlqente edhe te Spanja. Ai debutoi si 16-vjeçar. Është më i riu që ka luajtur dhe ka shënuar gol për Spanjën. Në vitin 2024 u bë më i riu që ka luajtur në Evropian.
Dhe kontributi i tij ishte i rëndësishëm në rrugëtimin e Spanjës drejt titullit kontinental. Në moshën 17-vjeçare, Yamal u shpall lojtari më i mirë i ri i Evropianit 2024.
Fanella e Yamalit është më e shitura në Spanjë dhe njëra prej më të kërkuarave në botë. Por fama e tij është shoqëruar me polemika.
Për festën me flamurin e Palestinës, Yamal, mori përkrahje nga kryeministri spanjoll dhe simpatinë e shumë njerëzve nëpër botë.. Ashtu si pritej, u kritikua nga drejtues të Izraelit.
Gjithë sytë do të jenë tek Yamali në Kupën e Botës. Spanja e synon suksesin pasi në Botërorin e kaluar u ndal në një të tetën e finales nga Maroku. Si kampione e Evropës vlerësohet prej favoriteve.
Me Yamalin në fushë, gjasat për sukses të Spanjës vlerësohen edhe më të mëdha. Ai ëndërron që të festojë me trofeun e kampionit të botës.