Sulmuesi Memphis Depay ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të luajë në Serie A, kanë njoftuar të martën mediumet italiane.
Bëhet e ditur se Juventusi po konsiderohet favoriti kryesor për transferimin e Depayt pas përfundimit të këtij sezoni. Depay në verë do të jetë futbollist i lirë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me skuadrën e Lyonit që i skadon në fund të edicionit. Te Juventusi po e shohin Depayn si përforcim ideal për sulmin pasi mund të luajë si qendërsulmues dhe sulmues i krahut.
Thuhet se Juventusi ka bërë gati një kontratë katërvjeçare për ta bindur 27-vjeçarin që karrierën ta vazhdoj në Torino. Depay këtë edicion ka shënuar 20 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 37 paraqitje për Lyonin këtë sezon. Krahas Juventusit, interesim për Depayn ka treguar edhe Barcelona.