Juventusi është në kërkim të një sulmuesi. Klubi italian së fundmi ka shprehur interesim për Mepmhis Depayn, që aktivizohet te Lyoni.
Sulmuesi holandez pëlqehet nga trajneri Andrea Pirlo, që e ka kërkuar transferimin e tij.
Depay do të jetë futbollist i lirë në verë pasi i skadon kontrata me ekipin aktual. Për 27-vjeçarin interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe Barcelona.
Këtë sezon holandezi në të gjitha garat për Lyonin ka shënuar 14 gola dhe gjashtë asistime.