Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Vrij do t’i bashkohet Tottenhamit

Stefan De Vrij sipas të gjitha gjasave do të jetë përforcimi i parë i trajnerit Antonio Conte te skuadra e Tottenhamit.

Mësohet se Conte po kërkon me ngulm nga drejtuesit e klubit londinez që ta transferojnë qendërmbrojtësin holandez gjatë afatit kalimtar të janarit. Conte po dëshiron ta forcojë mbrojtjen e ekipit dhe po e sheh De Vrijin si përforcimin e duhur. Trajneri italian ka punuar me holandezin te Interi dhe për transferimin e tij, është i gatshëm të paguajë rreth 40 milionë euro.

De Vrij 29-vjeçar iu bashkua Interit në verën e vitit 2018 nga Lazio si lojtar i lirë. Ai me kampionin në fuqi të Italisë, ka kontratë deri në vitin 2023. Këtë edicion, De Vrij ka 15 ndeshje të luajtura dhe një gol të shënuar.