Rodrigo De Paul do të largohet nga Atletico Madridi për t’u rikthyer në futbollin italian. “Marca” ka raportuar të mërkurën se mesfushori i Argjentinës, do t’i bashkohet skuadrës së Juventusit në afatin kalimtar të janarit.
De Paul ka marrëveshje personale me ekipin italian, i cili tashmë e ka bindur edhe Atleticon në lirimin e tij. Juventusi do ta huazojë 29-vjeçarin me opsionin e blerjes në verë për 30 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDe Paul ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion ka 2 asistime në 7 paraqitje në të gjitha garat. Ai iu bashkua skuadrës spanjolle nga Udinese, ekip për të cilin luajti pesë edicione në Serie A.