Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami interesohet për De Paulin

Rodrigo de Paul

Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për mesfushorin argjentinas, Rodrigo de Paul, përcjell “The Sun” të enjten. De Paul pritet të largohet nga Atletico Madridi në fund të sezonit dhe Tottenhami po bën gati ofertën për transferimin e tij.

Ekipi spanjoll po kërkon të paktën 40 milionë euro për 28-vjeçarin, i cili në fund të vitit të shkuar u shpall kampion bote me Argjentinën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

De Paul ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij, ndonëse ekipit spanjoll iu bashkua me bujë të madhe në vitin 2021 nga Udinese.

Në 28 ndeshje të luajtura këtë sezon, De Paul ka 2 gola e 4 asistime. Ai po kërkohet gjithashtu edhe nga Juventusi e Interi.