Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Paul drejt Lazios

Rodrigo de Paul

Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul, do të rikthehet në Serie A, por te skuadra e Lazios. “Calciomercato” ka njoftuar të premten se Lazio parimisht ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për transferimin e 29-vjeçarit.

Lazio do ta huazojë për një vit De Paulin dhe do ta ketë opsionin e blerjes së kartonit të tij verën e ardhshme për 30 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

De Paul javën tjetër pritet të prezantohet te Lazio dhe do të jetë një përforcim i rëndësishëm për trajnerin Maurizio Sarri.

Ai ka kontratë deri në vitin 2026 me ekipin spanjoll, të cilit iu bashkua para dy vjetësh nga Udinese. De Paul në fund të vitit të shkuar e fitoi edhe Kupën e Botës me Argjentinën.