Rodrigo De Paul mund të jetë përforcimi i madh i Milanit gjatë këtij muaji, ka shkruar të premten “Gazzetta dello Sport”.
Mësohet se De Paul ka kërkuar largimin nga Atletico Madridi gjatë këtij muaji dhe po dëshiron të rikthehet në Itali.
Ai po preferon t’i bashkohet Milanit, përpara Juventusit e Interit, skuadra që gjithashtu kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Milani po kërkon huazimin e argjentinasit me opsionin e blerjes së tij në fund të sezonit.
De Paul, muajin e shkuar u shpall kampion bote me Argjentinën, ndërsa me Atleticon ka kontratë deri në vitin 2026.
28-vjeçari në vitin 2021 u transferua në Spanjë nga Udinese, ndërsa këtë edicion ka një gol e një asistim në 12 paraqitje në La Liga.