Atletico Madridi po e shikon mundësinë e shkëmbimit të mesfushorit Rodrigo De Paul, me mbrojtësin e Juventusit, Gleison Bremer, në afatin kalimtar të verës.
Kështu ka shkruar të shtunën mediumi italian “Calciomercatoweb”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas këtij artikulli, De Paul është lojtar që pëlqehet shumë nga zyrtarët e Juventusit dhe po monitorohet për një kohë të gjatë.
Braziliani Bremer me Juventusin ka luajtur në 25 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion dhe ka shënuar dy gola.
Ndërkohë, fituesi i Botërorit me Argjentinën, De Paul, në 25 ndeshje sivjet ka dy gola të realizuar e tri asistime.