Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi monitoron De Paulin

Rodrigo de Paul

Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për mesfushorin e Atletico Madridit, Rodrigo De Paul, raporton “Mundo Deportivo”, të enjten. Mësohet se De Paul po shihet si përforcim i rëndësishëm për Juventusin në mesfushë dhe ekipi italian do të tentojë transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

Për De Paulin, Juventusi është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro. 28-vjeçari po synon kthimin në Itali, pasi nuk ka arritur të adaptohet në futbollin spanjoll. Ai në vitin 2021 iu bashkua Atleticos nga Udinese, por nuk ka arritur të bëjë vend në përbërjen e parë të ekipit nga La Liga.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

De Paul ka kontratë deri në vitin 20206, ndërsa këtë edicion ka një gol e një asistim në nëntë paraqitje në të gjitha garat.