Sport

De Paul do të kthehet në Serie A

Rodrigo De Paul ka vendosur të rikthehet në Serie A pas një sezoni e gjysmë në La Liga të Spanjës.

“AS” raporton të hënën se De Paul ka njoftuar Atletico Madridin se dëshiron të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit. Ai nuk është i kënaqur me minutazhën e tij tek Atletico, pasi nuk ka arritur të adaptohet në futbollin spanjoll prejse u transferua nga Udinese në vitin e shkuar.

Këtë edicion, ai ka një gol e një asistim në 11 paraqitje në të gjitha garat. 28-vjeçari ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026 dhe kartoni i tij vlerësohet 30 milionë euro.

Interesim për shërbimet e tij tashmë kanë shfaqur Juventusi e Milani.