Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Bruyne zgjedhet lojtar i vitit nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë

Foto: Reuters

Mesfushori belg i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, e ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në Premier League, të ndarë nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë të Anglisë, shkruan BBC.

De Bruyne 29-vjeçar e ka përgëzuar trajnerin e Cityt, Pep Guardiola, duke thënë se ai e ka ndihmuar të arrijë këtë nivel.

Beth England është zgjedhur futbollistja më e mirë e vitit në Angli.

Ndërkohë mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander Arnold (21), e ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë të ri.