Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, është zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit në Premier League.
29-vjeçari shënoi 13 gola, derisa City përfundoi në vendin e dytë në ligë prapa Liverpoolit që u shpall kampion.
De Bruyne e barazoi edhe rekordin me 20 asistime, që mbahej nga ish-sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry, nga sezoni 2002/03.
Ai bëhet belgu i tretë në nëntë sezone që e fiton këtë çmim pas Vincent Kompanys dhe Eden Hazardit, transmeton KOHA.
Ky sukses për të erdhi përmes votimit të publikut në uebfaqen e “EA Sports”. Votimi i publikut ishte i kombinuara me atë të 20 kapitenëve të klubeve të Premier Leagues, si dhe panelit të ekspertëve të futbollit.
Në listën e ngushtë u përfshinë edhe treshja e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, Jordan Henderson dhe Sadio Mane, sulmuesi i Southamptonit, Danny Ings, sulmuesi i Leicesterit, Jamie Vardy, si dhe portieri i Burnleyt, Nick Pope.
-
De Bruyne, lojtari më i mirë në Premier League
-
De Bruyne zgjedhet lojtar i vitit nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë
-
Fernandes vendos rekord për asistime, shton edhe gol në fitoren e Unitedit
-
Fernandes, lojtari më i mirë i sezonit në Premier League
-
Rekordet e vendosura nga De Bruyne në Premier League