Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Bruyne më i miri i ndeshjes

Kevin De Bruyne është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Atletico Madridit. De Bruyne shënoi golin e fitores për Cityn.

Ekspertët e UEFA-s kanë vlerësuar se prej De Bruynes në pjesën e parë është pritur më shumë asistimi se goli.

“Në pjesën e dytël oja e tij pozicionale ishte e shkëlqyer. Vëmendja e tij te shënimi i golit ishte çelësi për hapjen e mbrojtjes së Madridit. Përfundimi i aksionit ishte në nivelin më të lartë”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.

Vet De Bruyne ka thënë se ishte vështirë ndaj Atleticos që luajti me pesë lojtarë në mbrojtje e pesë në mesfushë.

“Pjesa e parë ishte e vështirë, në të dytën kemi krijuar disa shanse dhe është mirë që kemi konkretizuar një”, ka thënë De Bruyne.

Edhe FIFA zgjedh lojtarin e ndeshjes, a ishte me meritë? Botërori 2026 1 j. më parë FIFA zgjedh lojtarin e ndeshjes, a ishte me meritë?

Ai ka folur edhe për golin.

“Kam bërë vrapimin dhe Phil Foden më gjeti në mënyrë të përkryer. Ishte shumë e vështirë. Atletico ka luajtur me pesë lojtarë prapa dhe pesë të tjerë në mesin e fushës. Pres ndeshje të ngjashme edhe në Spanjë. Nëse ndeshja është e ngushtë lojtarët e Atleticos duhet të sulmojnë më shumë”, ka shtuar De Bruyne.