Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Danilo e shpëton Juventusin nga humbja

Atalanta dhe Juventusi kanë luajtur baras 1:1 në ndeshjen e xhiros së 25-të të Serie A, duel që u zhvillua të dielën mbrëma.

Ruslan Malinovsky shënoi golin e epërsisë për Atalantën në minutën e 56-të.

Juventusin nga humbja e shpëtoi Danilo i cili realizoi me kokë në minutën e parë shtesë për të barazuar shifrat.

Berat Gjimshiti ishte titullar tek Atalanta dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Me 44 pikë, Atalanta renditet në vendin e pestë, ndërkaq Juventusi zë vendin e katërt me 46 pikë.

Artikuj të ngjashëm