Roma dhe Atalanta kanë barazuar 1:1 në xhiron e 33-të në Serie A.
Nikola Kërstoviq tek mysafirët dhe Mario Hermoso te vendasit ishin golashënuesit e ndeshjes.
Tek Atalanta për 90 minuta u paraqit kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.
Dy ekipet kërkojnë plasmanin në garat evropiane.
Roma mbetet e gjashta me 58 pikë, aq sa ka edhe Como që është e pesta. Ndërkaq Atalanta është e shtata me 54 pikë të tubuara.