Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Atalanta ndalet në barazim nga Pisa

Atalanta

Skuadra e Pisas e ka ndalur në barazim Atalantan në ndeshjen që i takoi xhiros së 21-të të Serie A.

Ndeshja e cila u luajt të premten mbrëma përfundoi 1:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nikola Krstoviq e kaloi në epërsi Atalantan në minutën e 83-të. Katër minutë më pas, sulmuesi nigerian, Rafiu Durosinmi, i barazoi shifrat.

Tek Atalanta mungoi kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, për shkak të lëndimit.

Për Atalantan ishte barazimi i tetë këtë edicion. Ka edhe tetë fitore dhe pesë humbje. E zë vendin e shtatë me 32 pikë.

Pisa numëron një fitore, 11 barazime dhe nëntë humbje. Është në pozitën e parafundit me 14 pikë. Rrezikon rënien nga elita.