Ka përfunduar baras 1:1 ndeshja ndërmjet Atalantas dhe Milanit.
Kjo ndeshje e javës së nëntë në Serie A u zhvillua të martën në Bergamo.
Milani kaloi herët në epërsi me golin e Samuele Riccit. Por dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë, Atalanta barazoi rezultatin nëpërmjet Ademola Lookmanit.
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u aktivizua në minutën e 72-të tek Atalanta, që zë vendin e shtatë me 13 pikë.
Milani është i treti me 18 pikë.