Armend Dallku është shprehur shumë i lumtur për fitoren e parë të arritur në këtë sezon me skuadrën e Dukagjinit.
Tekniku i skuadrës së klinasve të shtunën fitoi 1:0 ndaj Fushë Kosovës.
“Bëmë ndeshje të mirë kundër Ballkanit dhe e kemi marrë më të lehtë këtë ndeshje sepse kundërshtarët që kishim kanë dallim. Ne u zgjuam nga gjumi në pjesën e dytë dhe jam i lumtur për tri pikët e fituara. Me rëndësi kanë pikët në këto momente sesa loja e bukur. Ne u besojmë djemve që kanë ardhur në ekip. Kemi marrë lojtarë me të cilët jemi të kënaqur me ta. Përmes stërvitjeve po kërkojmë që ta rrisim minutazhën edhe të atyre që kanë qenë të lënduar. Ndryshimet gjithmonë kërkojnë kohë, por ky trepikësh ka qenë shumë i mirëseardhur”, theksoi Dallku për “ArtMotion” pas fitores.