Erdon Daci ka debutuar me gol me fanellën e Maqedonisë së Veriut. Daci shënoi katër minuta pasi u inkuadrua në fushë, në ndeshjen miqësore që Maqedonia e Veriut e fitoi ndaj Armenisë të martën.
Ndeshja u zhvillua të Strumicë, ndërsa Daci shënoi golin në minutën e 88-të. Sulmuesi 25-vjeçar luan për Westerlon e Belgjikës.
“Jam i lumtur që kam debutuar në fanellën e Maqedonisë dhe atë me një gol të shënuar. Kjo skuadër ka cilësi të vërtetë. E dimë që formalisht këto kualifikuese evropiane kanë përfunduar, por për të qenë realist kemi luftuar deri në fund. Megjithatë, grupi ishte vërtet shumë i vështirë dhe e di që kjo kombëtare ka ende shumë për të thënë dhe në kualifikueset e ardhshme me siguri do të arrijmë një sukses të bukur”, ka thënë Daci.
Për Maqedoninë e Veriut luajtën edhe Visar Musliu, Arijan Ademi, Isnik Alimi dhe Enis Bardhi. Ezgjan Alioski mbeti në stol.