Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, ka arritur fitore të rëndësishme në Astana kundër Kazakistanit. Maqedonia e Veriut të hënën fitoi 1:0 kundër Kazakistanit, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Vendimtar ishte Aleksandar Trajkovski. Ai shënoi golin e fitores në minutën e 33-të. Nga katër ndeshje, Maqedonia e Veriut ka fituar tetë pikë në Grupin J.
Për Maqedoninë e Veriut deri në fund të ndeshjes u paraqitën kapiteni Enis Bardhi, Ezgjan Alioski dhe Visar Musliu.
Agon Elezi u inkuadrua në minutën e 54-të.
Të premten në Shkup, Maqedonia e Veriut barazoi me Belgjikën 1:1. Në shtator luan ndaj Lihtenshtajnit, ndërsa në tetor i ka dy ndeshje, kundër Belgjikës në udhëtim dhe Kazakistanit në shtëpi. Ndeshjen e fundit e ka në nëntor kundër Uellsit në udhëtim.