Enis Bardhi ka shënuar supergol nga goditja e dënimit në minutën e 74-t për t’ia siguruar Maqedonisë së Veriut një pikë kundër Kazakistanit. Ndeshja Maqedonia e Veriut – Kazakistani u zhvillua të hënën mbrëma në Shkup dhe i takoi Grupit J kualifikues për Kupë ne Botës 2026.
Golin për Kazakistanin e shënoi Dinmukhamed Karman në minutën e 54-t.
Maqedonia e Veriut me barazimin 1:1 kundër Kazakistanit bie në vendin e dytë me 13 pikë nga shtatë ndeshje. Belgjika bëhet liderë me 14 pikë dhe një ndeshje më pak. Një ndeshje më pak e ka edhe Uellsi i vendit të tretë. Uellsi ka dhjetë pikë, kurse Kazakistani në vendin e katërt me shtatë pikë. Lihtenshtajni mbetet pa pikë.