Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Maqedonia e Veriut barazon para ndeshjes vendimtare me Uellsin

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut ka luajtur baras me Letoninë në Shkup.  

Ndeshja miqësore e zhvilluar të enjten përfundoi me rezultat të barabartë, 0:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Maqedoninë e Veriut nga fillimi u paraqitën kapiteni Enis Bardhi dhe Isnik Alimi.

Në vend të Bardhit në pjesën e dytë u paraqit Lirim Qamili, kurse në minutën e 70-të u inkuadrua Reshat Ramadani.

Të martën e ardhshme, Maqedonia e Veriut e luan ndeshjen për vendin e dytë në udhëtim ndaj Uellsit. 

Ndeshja Uellsi – Maqedonia e Veriut i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Maqedonia e Veriut është në vendin e dytë me 13 pikë, kurse Uellsi një pozitë më poshtë me 10 pikë.

Vendi i dytë siguron paraqitjen në plejofin kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm.