Albert Dabiqaj ka shënuar gol në minutën e 33-të të ndeshjes mes Gjilanit dhe Prishtinës.
Futbollisti i Gjilanit realizoi me kokë pas gjuajtjes së saktë, dhe e dërgoi topin prapa shpinës së portierit Betim Halimi.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll dhe po luhet në stadiumin me bar sintetik në Gjilan.
Është ndeshja e parë e Gjilanit këtë edicion pa trajnerin Ismet Munishi, që me marrëveshje të dyanshme, u nda me skuadrën gjilanase.
Artikuj të ngjashëm