Mesfushori brazilian Philippe Coutinho do të jetë dhjetëshi i skuadrës së Barcelonës për sezonin 2021/22.
Mediumet spanjolle kanë raportuar të mërkurën se në klub kanë vendosur që Coutinho ta bartë fanellën me numër dhjetë, të cilin e ka bartur Lionel Messi për 13 vjet përpara se të transferohet te Paris Saint-Germaini.
Te Barça po besojnë se Coutinho, i cili ishte pranë largimit nga “Camp Nou”, mund të shndërrohet në njërin prej lojtarëve kryesor të trajnerit Ronald Koeman për sezonin e ri.
Coutinho 29-vjeçar është pjesë e Barcelonës prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Liverpooli për 135 milionë euro.
Ndërkohë, numrin 14 të Coutinhos që e ka bartur deri më tani te Barcelona, e ka marrë sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj.